Barrikadat në pjesën veriore të vendit janë larguar, e rrugën janë hapur për qarkullim.
Megjithatë mohimi i shtetësisë së Kosovës dhe fushatat kundër saj vazhdojnë, në format nga më të ndryshmet.
Në Mitrovicë të Veriut shihet një baner në të cilin bëhet thirrje që të konsumohet ushqimi I vendeve që s’e njohin pavarësinë.
“Provoni ushqimet e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën në kafenenë Pavle Korçagin”, thotë baneri reklamues.