Riley Keough, një aktore e njohur amerikane, mbesa e këngëtarit legjendar Elvis Presley shfaqet lakuriq në filmin e saj më të ri.
Në filmin “The Girlfriend Experience”, ajo luan rolin e një studente të drejtësisë, e cila aspirot të punojë në një studio ligjore prestigjioze.
Por përveç kësaj, personazhi i Riley, Christine Reade për të mbuluar shpenzimet e studimeve ofron për klientët meshkuj diçka që quhet “eksperienca e të dashurës”.
Në skenat e para të filmit, aktorja shfaqet në hapat e para të prostituimit ku merr dhe zarfin prej 100 dollarësh. Në episod ajo shfaqet nudo e shtrirë në krevat, dhe rrobat përkrah saj.
Në këtë rol, vajza e kantautores Lisa Marie Presley dhe muzikantit Danny Keough, merr një pagesë prej 1 mijë dollarësh në orë me minimumi dy orë shoqëri, duke ofruar një paketë që përfshin intimitet fizik, bisedë, dhe mbështetje emocionale, diçka që quhet “eksperienca e të dashurës”.
/ Top Channel