Fushata e ashpër dhe dezinformuese e Serbisë kundër Kosovës, po vazhdon në çdo lloj forme. Kjo ka ndodhur edhe sot në qendër të Berlinit. Një deputete serbe ka bërë provokime nacionaliste nga Bundestagu.
“Nuk ka dorëzim”. Kështu shkruan në bluzën që deputetja e Parlamentit të Serbisë, Milica Djurdjeviq ia ka dorëzuar si dhuratë deputetit gjerman nga partia AfD, Tino Chrupalla.
Harta e Kosovës në atë bluzë është e mbuluar me flamurin serb.
“Në Gjermani dhe kudo: KOSOVA ËSHTË SERBI! Sot në Berlin në Bundestag pata një takim me presidenten e Alternativës për Gjermaninë, Tina Krupal. AFD e tij është opsioni kryesor sovranist dhe shtet-ndërtues në Gjermani.”
У Немачкој и свуда: КОСОВО ЈЕ СРБИЈА!
Данас сам у Берлину у Бундестагу имала сусрет са председником Алтернативе за Немачку, Тином Крупалом. Његова АФД је водећа суверенистичка и државотворна опција у Немачкој. pic.twitter.com/s1DxFhW9iZ
— Милица Ђурђевић Стаменковски (@milicazavetnica) November 16, 2023