Arkeologët kanë zbuluar mbetje të pjesshme të një femre që besohet të ketë vdekur rreth 1500 vjet më parë, në malet Altai më Mongoli, shkruan gazeta britanike Express, transmeton Klan Kosova.
Deri më tani ekspertët kanë arritur të gjejnë një dorë dhe këmbët e gruas.
Mirëpo, është ajo që ndodhet në këmbë gjëja më e habitshme e kësaj pune.
Mbathjet tradicionale që janë gjetur me këto mbetje, duken më shumë sikur t’i ketë dizajnuar firma gjermane e veshjeve të sportit Adidas, për shkak se ka vijat ikonike të kësaj firme.
Kjo është varreza e parë e llojit të vet e gjetur në Azinë Qendrore, dhe qysh tani autoritetet janë përgjigjur në pyetje të shumta.
Njëri nga ekspertët që ka punuar në gjetjen e këtyre mbetjeve thotë se “ky person nuk ishte nga elita dhe nuk jemi të sigurt nëse saktësisht është një grua”.
Mendohet që kufoma i takon popullatës Turkik, popull ky që ka jetuar dikur në Azi.
Mbetjet trupore janë ruajtur mirë për shkak të temperaturave të ftohta që mbretërojnë në ato anë, ndërsa varri ku është gjetur trupi ishte tre metra i thellë.