Protokolli Podgoricë -Beograd, Policia e Serbisë do të jetë në tre qytete turistike të Malit të Zi gjatë sezonit

E publikuar: 30/06/2023 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej datës 1 korrik policia serbe do të jetë në tri vende bregdetare të Malit të Zi.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, duke iu referuar një protokolli të nënshkruar seç thonë ata me Malin e Zi.

Në periudhën nga 1 korriku deri më 1 shtator 2023, pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë do të punojnë çdo ditë me kolegët e tyre në Mal të Zi – Tivar, Budva dhe Herceg Novi gjatë sezonit turistik” thuhet në njoftimin e MPB serbe.

Sipas MUP-it serb, në bazë të Protokollit të nënshkruar për bashkëpunim gjatë sezonit turistik në vitin 2023, një polic me uniformë dhe një polic kriminal nga Serbia do të punojnë me kolegë nga Mali i Zi.

Madje qytetarëve serbë i është ofruar edhe një numër kontakti, në rast nevoje për asistimin e policisë së Serbisë.

Qytetarët e Serbisë që qëndrojnë në bregdetin malazez gjatë periudhës së përmendur mund të kontaktojnë policinë për informacion dhe ndihmë në numrat e telefonit: policia kriminale në Tivar +38166/8782-843, Budva +38166/8782-845, Herceg Novi +38166/ 8782 -848, si dhe një punonjës policie me uniformë në Tivar +38166/8782-844, Budva +38166/8782-847 dhe Herceg Novi +38166/8782-850.