Protestuesit tashmë janë zhvendosur prapa Kuvendit të Kosovës, përkatësisht në pjesën mes Kuvendit dhe Komunës së Prishtinës, raporton Indeksonline.
Ndërkohë që brenda në Kuvend tashmë kanë filluar të mblidhen deputetët për seancën plenare në të cilën pritet të hidhet në votim ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin kufitar me Malin e Zi.