Protestuesit: Qeveria po bënë vrasje masive në Drenas

E publikuar: 19/08/2015 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

anorët e Drenasit sot kanë protestuar para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të udhëhequr nga Ferid Agani, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj ndotjes që po shkaktohet nga Ferronikeli. Ata thanë se kjo qeveri po shkel të drejtat elementare të njeriut në Drenas, duke bërë kësisoj vrasje masive të tyre.
Banorët ankohen se numri i rasteve të prekura nga kanceri në këtë qytetet dhe rrethinën e tij po shtohen vazhdimisht. Ata thanë që kjo protestë nuk mund të quhet protestë por vetëm aksion simbolik për kërkesat e tyre.

Megjithatë, paralajmëruan në rast se qeveria nuk merr hapa konkretë nuk do të dalin vetëm anëtarët e kuvendit komunal dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, por do të ftohet të gjithë qytetarët e Drenasit të dalin në protestë, pasi që siç thanë ata nuk është me rëndësi një fabrikë, por shëndeti i qytetarëve.
Protesta zgjati 30 minuta.