Protestuesit pro-palestinezë i ndërpresin fjalimin, Bideni thotë se i kupton

E publikuar: 08/01/2024 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fjalimi i presidentit amerikan Joe Biden është ndërprerë nga protestuesit pro-palestinezë.

Kjo ndodhi gjatë kohës kur ai po mbante fjalime në kishën “Mother Emmanuel” në Chaleston, Karolina e Jugut.

Protestuesit kërkuan që Bideni të bëjë thirrje për ndalimin e pushtimit të Izraelit në Gaza. Ata brohoritën duke thënë “Armëpushim tani”, raporton The Guardian.

Sigurimi i 81-vjeçarit që udhëheqë Amerikën, i largoi protestuesit nga kisha. Ndërsa ai u përgjigj dukë thënë se “Unë e kuptoj pasionin e tyre”.

“Unë kam punuar në heshtje, duke punuar në heshtje me qeverinë izraelite për t’i bërë ata të reduktojnë ndjeshëm dhe të dalin nga Gaza”, deklaroi Bideni.