Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

E publikuar: 22/12/2023 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar sërish para zyrave të KEK-ut.

Sipas sindikatës, kjo protestë vjen pas dështimit të marrëveshjes mbi ngritjen e pagave për punëtorët, shkruan EO.

Sindikata e KEK-ut vlerëson se ngritja e pagave është e domosdoshme për mirëqenien dhe drejtësinë e punëtorëve, dhe paralajmëron hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka përmirësime konkrete në këtë drejtim.