Protestë në Beograd kundër Ligjit të Trepçës

E publikuar: 16/10/2016 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qindra njerëz të mbledhun sot në qendër të Beogradit, mbështetës të organizatave të ekstremit të djathtë në Serbi, kanë protestue sot kundër ligjit për Trepçën, të miratuem disa ditë ma parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta serbe Blic.

Protestuesit mbanin në duer pankarta ku shkruhej “Na nuk e japim Trepçën, na nuk e japim Kosovën”, ndërsa politikanët që iu adresuen masës kanë kritikue kryeministrin serb, Aleksandar Vucic.

Ata kritikuen marrëveshjet që Vucic ka arritë me qeverinë e Kosovës në Bruksel.

Pjesë e organizimit ishte edhe lëvizja e ekstremit të djathtë, Obraz, e cila asht parti e ndalueme në Serbi, për shkak të aktiviteteve të dhunshme të bame në të kaluemen dhe ideologjisë së tyne që simbas kushtetutës së Serbisë, bjen ndesh me rregullorën e Organizatës për të Drejtat e Njeriut.