Protesta në Veri, Kosova e Serbia përplasen për numrin e pjesëmarrësve

E publikuar: 06/11/2022 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se serbët nuk e kanë mbështetur masivisht protestën e Listës Serbe të mbajtur të dielën në Veri.

Ai ka thënë se kudo njerëzit në Kosovë duan paqe, poqë këtë nuk po e dëshiron dhe regjimi i Vuçiqit.

“Serbët lokalë të Kosovës nuk i bashkohen masivisht protestës së organizuar nga #Serbia në veri të Mitrovicës. Është e qartë se njerëzit atje, si kudo në #Kosovë, duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre, dhe jo dhunë. Ata nuk duan të jenë mish topash për regjimin e Vuçiqit”, ka shkruar Vela në Facebook.

Por të kundertën po e pretendon drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Petkoviq ka thënë se 10 mijë serbë kanë qenë në protestë.

Nuk ka njoftim zyrtar për numrin e pjesëmarrësve.