Qindra-mijëra njerëz kanë marshuar të dielën në gjithë botën kundër ndryshimeve klimatike, por një protestë në Paris është përshkuar nga dhuna.
Policia atje ka përdorur gazin lotsjellës kundër një grupi të protestuesve të mbledhur në Sheshin e Republikës.
Korrespondentët thonë se grupi ka qenë duke protestuar kundër gjendjes së jashtëzakonshme në Francë, njofton Radio Europa e Lirë.
Kjo gjendje, e cila ndalon tubimet publike, është shpallur pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 130 persona.
Shumica e personave të përfshirë në përleshje me policinë, kanë veshur maska ose i kanë pasur fytyrat e mbuluara.