Protesta e PD në Tiranë, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

E publikuar: 20/02/2026 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama reagon pas protestës së opozitës në Tiranë, duke publikuar një foto të Xhamisë së Namazgjasë.

Rama, reagimin e tij e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, ku ka shkruar shkurtë: “Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”

Ndryshe, PD ka zhvilluar protestën e saj të katërt sot. Në protestë, protestuesit kanë hedhur molotovë e fishekzjarrë, ndërsa policia në anën tjetër ka reaguar me gazë lotsjellës.