Grupi i qytetarëve vazhdon sot protestën e dhjetë me radhë për të kundërshtuar krimin dhe korrupsionin nëpër institucionet vendore.
Organizatorët përmes një kumtese për media kanë thënë se protestat nuk do të ndalen deri në përmbushjen e kërkesave.
Protesta nis në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, nga ku protestuesit e mbledhur do të marshojnë drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe Presidencës.