Dy të rinj u ndaluan tre ditë më parë nga Policia e Sarandës, për prostitucion.
Olsi Muçodema, 23vjeç, u ndalua me nënën e fëmijës së vet, të cilën e shfrytëzonte për prostitucion. Kjo e fundit, në një rrëfim dramatik, ka thënë se bënte seks me klientët edhe në sy të fëmijës vetëm dy vjeç e gjysëm, pasi nuk kishte ku ta linte atë.
“Olsi më thoshte se jemi të papunë, nuk kemi çfarë të hamë dhe me çfarë të jetojmë. Olsi dilte për kafe dhe gjente klientët. Shkoja me ta në banesën tonë ose në hotel, ose në shtëpinë e klientëve. Kemi edhe një djalë dy vjeç e gjysmë. Olsi e ka pranuar atësinë, por nuk ka pranuar ta regjistrojmë. Olsi k ushtruar dhunë ndaj meje, sidomos muajt e fundit. Më kapte flokët dhe më gjuante me grushta. Në një rast më dhunoi pse nuk shkoja te një klient. Por nuk shkoja dot sepse qante djali.
Ka pasur raste kur kam shkuar nëpër shtëpi për të kryer marrëdhënie seksuale, duke marrë me vete djalin, se nuk kisha ku ta lija.
Olsi në një rast ka qenë prezent kur kam kryer marrëdhënie me një njeriun e tij”, ka thënë në rrëfimin e saj 24 vjeçarja./b.l/