I propozuari për drejtor të BKS-së me kualifikim joadekuat (Dokument)

E publikuar: 29/06/2016 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Indeksonline e ka siguruar CV-në e Sahitit dhe sipas këtij dokumenti ku përshkruhet kualifikimi dhe përvoja e tij, shihet se personi në fjalë nuk ka kualifikim adekuat për pozitën në të cilën është propozuar.

Kualifikimi i vetëm universitar që figuron në aplikacionin e Naim Sahiti është Fakulteti i Gazetarisë “Faik Konica”.

Në bazë të kritereve të  konkursit për këtë pozitë institucionale, kandidati duhet që patjetër të plotësojë kriterin universitar e që në këtë rast në vend të gazetarisë do të duhej të figuronte fakulteti i Juridik apo ai Ekonomik.

Në konkursin për drejtor ekzekutiv të Byros Kosovare të Sigurimeve thuhet se kandidati duhet të ketë përgaditje në fushën e financave.

“Kushtet: Drejtori Ekzekutiv i Byrosë duhet permbush keto kritere:

Kandidati duhet të ketë përgatitjen superiore profesionale,

Së paku tri (3) vite përvojë pune menaxheriale,

E preferueshme të ketë njohuri në fushën e institucioneve financiare

Të ketë njohuri dhe aftësi manaxhuese,

Te jete shtetas i Republikes se Kosoves,

Njohje e gjuhës angleze e preferushme”, thuhet në vendimin e  për konkursin publik për drejtor të këtij institucioni.

Siç mësohet Naim Sahiti është kryetar i nëndegës së AAK-së në Pejë dhe aktualisht është edhe shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Pejës. /Indeksonline/

Image