Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) të hënën, anëtari Visar Krasniqi propozoi shkarkimin e kryesuesit Ardian Hajdaraj.
“Propozimi im është shkarkimi yt nga pozita e anëtarit të Këshillit dhe automatikisht bie edhe prej kryesuesit. Meqenëse jemi bërë hajgarexhi në takime të Këshillit, po bëjmë propozime qysh na teket, qysh na vijnë ndër mend.” – tha Krasniqi.
Gjatë mbledhjes, Krasniqi kërkoi nga Agron Qalaj që ta lirojë takimin, duke argumentuar se Hajdaraj është person i paautorizuar dhe qëndrimi i tij pamundëson punën e anëtarëve të tjerë.
Si rezultat, anëtarët Visar Krasniqi dhe Veton Shabani lëshuan mbledhjen, duke e përfunduar pa arritje të ndonjë vendimi.



















