Propozohet që nga 22 marsi të gjitha nivelet arsimore të shkojnë në pushim një javorë

E publikuar: 16/03/2021 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga 22 marsi i gjithë niveli arsimor mund të shkojë për një javë në pushim. Ky ka qenë propozimi që ka dalë pas takimit që ka pasur ministri në detyrë i Shëndetësisë, me përfaqësues të ministrisë së Arsimit, Sindikatës së Arsimit dhe IKSHPK-së, raporton Ekonomia Online. “Në javën e fundit ka pasur rritje të rasteve edhe dje së bashku me institutin kemi komunikuar dhe sot e përcjellë mënyrën e punës që e kemi bërë gjatë muajve të verës e kemi ardhur në disa konkluzione që ditën e nesërme do ti analizojmë dhe do të vijmë me një përfundim dhe vendim dhe interesimi jonë është që të shkojmë pesë ditë përpara”, tha ai.

Zemaj tha këto masa nuk vlejnë edhe për mësimin parafillor. I pyetur nwse ka dalë situata jashtë kontrollit Zemaj tha se situata është e menaxhueshme. “Situata është e menaxhueshme dhe po përballemi mirë me këtë situatë, kemi numër të madh të të testuarëve dhe kemi një mesatare diku 15-16 vetëm deri diku ka qenë 22%, dhe janë normale”, tha Zemaj.