Propozohet Komision Parlamentar për vlerësim të Demarkacionit (Video)

E publikuar: 21/05/2016 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka kohë që marrëveshja me Malin e Zi për caktimin e vijës kufitare po kundërshtohet nga partitë opozitare me arsyetimin se me anë të kësaj marrëveshje po cenohet territori i Kosovës.

Por, njohës të gjeografisë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, thonë se për ta zgjidhur këtë problem pozitë-opozitë propozojnë që të formohet një komision parlamentar me përfaqësues të të gjitha partive politike.

Formimin e një komisioni parlamentar për demarkacionin e kanë përkrahur edhe subjektet opozitare.

Ndërkaq, edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se mbështetë  çdo iniciativë që kontribuon në zgjidhjen e problemeve politike.