Kryeministri Avdullah Hoti nesër do të mbajë takim me komitetin e menaxhimit të pandemisë, ku do të vendos se a do të shpallet ose jo gjendja e jashtëzakonshme.
Hoti thotë se disa kryetarë e kanë përkrajur këtë propozim.
Mirëpo një gjendje të tillë, nuk po e duan bizneset e as qytetarët e vendit.
Gjendja e jashtëzakonshme miratohet nga 2/3 e votave të deputetëve prezent në sallë.
Hoti të dielën vendos për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, kundër saj dalin bizneset e qytetarët
Është dita e tretë që në faqen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë po dalin mbi 200 të infektuar.
Në mesin e këtyre rezultateve nuk po mungojnë as rastet që po përfundojnë me fatalitet.
E këto shifra duket që e kanë alarmuar kryeministrin, Avdullah Hoti
Shefi i Qeverisë ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Sipas tij për këtë janë pajtuar edhe kryetarët e komunave.
Vendimin për gjendje të jashtëzakonshme duhet ta marrë Kuvendi i Kosovës.
Sipas juristit Mentor Beqiri për të duhet të votojnë 2/3 e deputetëve të pranishëm.
Por Beqiri nuk e sheh të arsyeshme marrjen e këtij hapi nga ana e qeverisë.
E drejtori i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi thotë që gjendja e jashtëzakonshme do e dërgojë vendin në katastrofë ekonomike.
Se gjendja e jashtëzakonshme do të paralizojë ekonominë ne vend po e thonë edhe disa pronarë të lokaleve. Sipas Përllumb Bajqivocit, nëse edhe njëherë tjetër do të mbyllen lokalet i njëjti nuk do të ketë mundësi ta hap përsëri.
Por kryetari i asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi thotë që gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton mbylljen e bizneseve.
Por megjithatë disa kryetarëve të komunave nuk po pajtohen me vendimin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
Në mesin e tyre është edhe bashkëpartiaku i Hotit, Lutfi Haziri.
Kundër ka qenë edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Kurse propozimi i kryeministrit, Avdullah Hoti nuk po i duket i pranueshëm as qytetarëve të Kosovës.
Ndërkohë edhe mikrobiologu, Lul Raka rekomandon që qytetarët të mbajnë maska në cdo moment dhe kështu do të ulet lakorja e të infektuarve./FO/