Ekspertët e gjarpërinjve nxorën nga muri i një shtëpie në Bangkok të Tajlandës, pitonin e gjatë pesë metra.
Somchai Subdag ka qenë duke shikuar televizion, kur prapa paneleve, dëgjoi një zhurmë të mbytur, transmeton Tlegrafi.
Pasi nuk po qetësohej, 45-vjeçari vuri veshin derisa kuptoi se brenda ka hyrë diçka e gjallë dhe po lëvizte. Ai ka ftuar kapësit e reptilëve, të cilët pasi e lokalizuan, thyen murin dhe e nxorën përjashta.
“Isha i tmerruar, sepse mund të më dilte nga tavani dhe të na kafshonte derisa jemi në gjumë”, ka thënë pronari Subdag. /Telegrafi/