Edhe një lajm që shpreh konsideratën dhe respektin e familjes Zuckerberg, pronare e magnatit të rrjetit social Facebook dhe fondacionit te Facebook-ut «Chan Zuckeberg Initiative » i cili investon në Shtime 25 milion e 753000 dollarë për hatër të Hajdar Shtimes.
Në një shkrim të djeshëm që e publikuam ne “Perqasje” nje lajm te vecante te Ilaz Hysajt e ju dhame informacioni për lidhjet e familjes Zuckerberg me familjesn shqiptare të Hajdar Shtimes. Vetë pronari I Facebook-ut Mark Zuckerberg tregoi dje së stërgjyshja e tij kishte gjetur shërim të familja e Hajdar Shytit dhe se ata kanë gjetur tashmë prejardhjen e kësaj familje për t’ua rikthyer shpërblimin e merituar.
Z.Ilaz Hysja bën të ditur këtë lajm të mirë jo vetëm për banorët e Shtimes por për krejt Kosovën se Fondacioni « Chan Zuckerberg Initiative » u themelua nga magnati i Facbookut Mark Zuckerberg dhe bashkeshortja e tij Priscilla Chan, me rastin e lindjes së djalit të parë që e quajten Max. Me këtë rast ata derdhën në këtë fondacion 99% të aksioneve të tyre e që kape shumën kapitale prej 45 milard dollarësh amerikan të destinuara kryesisht në bashkimin e njerëzve, dashuriné njerézore e mbi të gjitha për promovimin e shëndetit dhe barazisë së gjithë fëmijëve të gjeneratave të ardhshme.
Pas korrespondencave të përzemërta në mes të Hajdar Shtimes junior dhe Mark Zuckerberg-ut me të cilat magnati i Facebookut falëndron katragjyshin e tij Hajdar K. Shtimja i cili ne viteve 1850 ta ia kishte shëruar stërgjyshen e tij nga steriliteti dhe me njëfarë mënyrë falë tij i kishte lindë në dhjetor edhe djali i tij Maxi, ata vendosën që në Shtime ta ndërtojnë qendrën më të madhe obstetrike, të sterilitetit dhe inseminimit artificial.
Është fjala për qendren më të madhe të këtij lloji në Ballkan,të paisur me klithmën e fundit të teknologjinë moderne, me një kuadër specailistësh nga « Los Angeles Obstetrical and Gynecological Center » të cilët për 10 vjet do ta menagjojnë këtë qendër refernte për Ballkanin dhe Europën juglindore, derisa të formohet kuadri vendor nga Kosova, Shqipëria dhe te gjitha trojet etnike kah ka shkelë këmba e shqiptarit.
Vlera e këtij investimi kapital do të jetë 25 milion e 753000 dollarë amerikan.Në në parashihet të punësohen 1450 persona në mënyrë direkte dhe 1625 persona në mënyrë indirekte nga dinamika që do të krijojë ky projekt. Këtë propozim projekt madhor dhe kaq të rëndësishëm për Shtimen dhe rajonin Z .Zuckeberg ia ka dërguar me shkrim kryetarit të komunës së Shtimes Z. Naim Ismajli.