Prokurorja e Serbisë: Lënda “Shtëpia e verdhë” ende aktive

E publikuar: 04/01/2018 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stanjokoviq, prokurore për krime lufte ka deklaruar se Prokuroria e Serbisë ka marrë 761 lëndë nga Kosova dhe se ato janë futur në regjistrat e duhur e janë shpërndarë te përpunuesit për trajtime përpunim të mëtejshëm, transmeton Koha.net.

Stanojkoviq për gazetën “Politika” ka thënë se edhe lënda e trafikimit me organet e njeriut, e njohur si “shtëpia e verdhë” ende dhe më tej është aktive. Por po pritet për fillimin e punës së Gjykatës Speciale.

“Duhet pritur fillimin e punës së Gjykatës Speciale dhe duhet parë nëse lidhur me këtë rast do të ngrihet ndonjë aktakuzë. Për dëshmitarët nuk dot ë flisja”, ka thënë ajo.

Duke folur për zgjerimin e hetimeve të cilat Prokuroria po i bën kundër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ajo ka thënë se nuk bëhet fjalë për ngjarjet për të cilat ishte akuzuar nga Gjykata e Hagës e për të cilat ishte arrestuar në Francë e më pas edhe liruar.