Prokuroria thotë se nuk do t’i intervistojë të gjithë dëshmitarët e paraqitur në rastin e Gucatit dhe Haradinajt

E publikuar: 24/02/2021 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurorja e ZPS-së, ka thënë se Prokuroria i ka përmbushur të gjitha detyrimet e veta sipas rregullores.

Ajo ka thënë se në lidhje me numrin e dëshmitarëve, ZPS-ja i ka përfshirë këto në listën e dëshmitarëve.
Ajo ka thënë se nuk ka asnjë detyrim për prokurorinë që të intervistojë të gjithë dëshmitarët që paraqiten, duke shtuar se Prokuroria do të ftojë autorët e deklaratave të cilat tashmë janë bërë të ditura.

Prokurorja nuk është pajtuar me parashtrimet e mbrojtjes për disa çështje, duke thënë se ato janë të pabazuara.

“Sa i takon parashtrimeve të mbrojtjes për nxjerrjen e dokumenteve, duhet të theksoj se këto parashtrime nuk janë të bazuara sa duhet. Të gjitha materialet e nxjerra janë të kategorizuara, sipas fushave të meta datave Edhe në këtë rast pretendimet e mbrojtjes së z.Haradinaj nuk janë të bazuara”, ka shtuar ajo.

ZPS-ja do të jetë në gjendje të depozitojë dosjen parapake të lëndës dhe do të jetë e gatshme për gjykim brenda afateve.

“Do të jemi në gjendje ta depozitojmë dosjen parapake të lëndës pavarësisht hetimeve”, u shpreh prokurorja. /Telegrafi/