Prokuroria Themelore kërkon paraburgim për rreshterin policor që dyshohet për dhunim

E publikuar: 05/02/2022 19:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Pejë​ ka kërkuar paraburgimin e rreshterit policor nga Peja G.L., i cili po dyshohet për tri vepra penale : “dhunim”, “shantazh” dhe “fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themeloren të Pejës, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda, për caktimin e masës se paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Pejë thotë se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale.