Prokuroria Speciale ankohet për ndërprerjen e hetimeve ndaj Enver Hasanit

04.02.2016 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Prokuroria Speciale ankohet për ndërprerjen e hetimeve ndaj Enver Hasanit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilin e njejta e ka refuzuar kërkesën e kësaj prokurorie për zbatimin e mundësisë hetuese të veçantë, në rastin e të pandehurit Enver Hasani.

Sipas një komunikate për media nga Prokuria, ankesa është ushtruar për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat kanë mundur të ndikojnë në nxjerrjen e ligjshme të vendimit gjyqësor.

“Poashtu për shkak të shkeljes së Kodit Penal të Republikës së Kosovës përkitazi me interpretimin e Gjykatës, lidhur me imunitetin funksional të të pandehurit, si dhe për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike”.

Sipas ankesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, i pandehuri Enver Hasani nuk ka vepruar brenda fushës së përgjegjësive si gjykatës dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese, për të cilat gëzon imunitet funksional, por ka ndërmarrë veprime, me të cilat ka dalë jashtë funksionit të vet, duke e keqpërdorur detyrën dhe autorizimet, të cilat i janë besuar me ligj dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dërguar prokurorisë aktvendimin mbi refuzimin e kërkesës për zbatimin e mundësisë hetuese të veçantë më datën 1 shkurt 2016, edhe pse ky vendim është nxjerr qysh me datën 17 dhjetor 2015, respektivisht pasiqë prokuroria më datën 22 dhjetor 2015 e ka intervistuar drejtpërdrejt dëshmitarin Robert Carolan dhe pasi që më datën 13 janar 2016 ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Enver Hasani për vepër penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par. 1 të KPRK-së dhe veprën penale: Falsifikimi i dokumentit zyrtar, nga neni 434 par. 1 të KPRK-së.

Në këtë komunikatë thuhet se sipas vlerësimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kërkesa për zbatimin e mundësisë hetuese të veçantë nuk është më objekt i shqyrtimit, ngase prokuroria ka siguruar dëshminë e dëshmitarit Robert Carolan me intervistimin e tij të drejtpërdrejtë dhe pas sigurimit të provave të tjera relevante ka ngritur aktakuzë.

Prokuroria Speciale i ka propozuar  Gjykatës së Apelit që ta aprovoj ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës si të bazuar dhe të anuloj Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti për krime të rënda, PPRK nr. 130/15 të datës 17 dhjetor 2015, si dhe të konstatoj se në rastin konkret i pandehuri Enver Hasani nuk gëzon imunitet funksional.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike