“Prokuroria nuk ka të drejtë të marrë dokumente sekrete”, Miftaraj: Ministrja Hajdari dëshmon nivelin e injorancës së saj dhe këshilltarëve

E publikuar: 31/07/2025 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdarit e cila pas intervistimit nga Prokuroria Speciale tha se kjo Prokurori “nuk ka të drejtë të marr dokumente sekrete”.

Miftaraj ka thënë se me këtë deklaratë, ministrja Hajdari ka dëshmuar nivelin e injorancës së saj dhe atyre që e këshillojnë

“Në drejtësinë penale mos njohja e ligjit nuk të amniston nga përgjegjësia penale. Shto faktin se ministria që ajo ka udhëheq dhe qeveria i kanë dhënë qasje një qytetari (bukëpjekësi) qasje mu në këto dokumente sekrete. Kosova nuk e meriton që persona të tillë të marrin përgjegjësi të tilla politike dhe është dëshmi e gjallë se sa pak integritet kanë keto institucione”, ka thënë Miftaraj.