Prokuroria në Gjilan ndalon 5 inspektorë komunalë

E publikuar: 16/08/2020 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar pesë inspektor komunalë, të dyshuarit SH.K., B.D., A.I., A.F. dhe E.R., të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar.

Ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit më 15 gusht 2020, si persona zyrtarë, gjatë inspektimit në kafiterine ‘’Lujo Pub’’, në Gjilan, në asistencën e policisë së Kosovës, lidhur me implementimin e masave të sigurisë, përkitazi me pandeminë COVID 19, kanë përpiluar dokument zyrtar – procesverbal duke shënuar të dhëna të rreme, me ç’rast kanë përpiluar raportin me shkrim se në atë lokal gjithçka është në rregull, edhe përkundër faktit se aty kishte një numër të konsiderueshëm të klientëve, duke mos u respektuar distanca sociale dhe rregullat e tjera të parapara nga Qeveria e Kosovës.

Të dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh dhe brenda afatit ligjor prokuroria do të kërkojë nga gjykata masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.