Prokuroria i mbërrin në shtëpi Saimir Tahirit

E publikuar: 26/10/2017 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbërritur në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mësohet se 4 oficerë të Policisë Gjyqësore kanë shkuar mesditën e sotme në banesën e Tahirit për të ushtruar kontrolle.

Burimet nga prokuroria thanë se, oficerët kanë nisur kontrollin e shtëpisë dhe të gjitha ambienteve ku ata dyshojnë se ekzistojnë prova.

Lëvizja e prokurorisë erdhi një ditë pasi Kuvendi miratoi hetimin ndaj Saimir Tahirit, po jo arrestimin e tij.