Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në Departamentin e Krimeve të Rënda, në orën 13:30 kanë dalë në seancë dëgjimore 9 protestuesit e arrestuar dy net më parë për protestat e dhunshme të aktivistëve të partive opozitare pas arrestimit të deputetit të VV-së, Albin Kurti.
“Koha Ditore” ka mësuar se në këtë seancë, prokurorja Arbëresha Shala ka kërkuar 1 muaj paraburgim për të akuzuarit.