
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Kjo është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikim të informacioneve, mirëpo në këtë fazë të procedurës të parashtruara nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse do të cenohej procesi hetimor”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar rivotim dhe anulimin e rreth 19 mijë votave me postë.
Për këtë arsye VV-ja i është drejtuar edhe Gjykatës Supreme.
Gjykata Supreme sot pritet të dalë me vendim edhe për dy ankesa të partive dhe më pas pritet të bëhet certifikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.