BE: Prokurori i ri emërohet shpejt, e rëndësishme që Specialja të punojë pa ndërhyrje

E publikuar: 15/02/2018 18:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimit Evropian ka lëshuar komunikatë për media pas largimit të Prokurorit të Gjykatës Speciale, David Schwendiman. Nga Brukseli thonë se zëvendësuesi i Schwendiman emërohet së shpejti, ndërsa e rëndësishme është që Gjykata Speciale të punojë pandërprerë.
Deklaratë nga Zëdhënësja rreth përfundimit të mandatit të Prokurorit të Specializuar, David Schëendiman:

Jemi në dijeni të paralajmërimit të Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman, për përfundimin e mandatit të tij. E falënderojmë z. Schwendiman për punën e tij të shkëlqyer gjatë periudhës kur Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u krijua nga atë të një ligji të Kosovës për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet serioze tejkufitare dhe ndërkombëtare që ndodhën gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë më 1998, 1999 dhe 2000.

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë një përkrahës i fuqishëm i punës së Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar. Ato janë një demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundim të ligjit, i cili është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit drejtë BE-së dhe për angazhimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në tërësi. Është veçanërisht e rëndësishme që Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar të jenë në gjendje të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndërhyrje të jashtme.

Procedurat përkatëse për emërimin e pasardhësit të z. Schwendiman do të fillojnë shpejtë, sipas ligjit, për të siguruar vazhdimësi të plotë të punës./GazetaExpress/