Prokurori i Shtetit përmes një njoftimi për media ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i Plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit janë ndaluar katër (4) persona dhe ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetë (20) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës se lartcekura, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) persona për veprën penale “Mashtrimi”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i falimentimit të rrejshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë si dhe një (1) person për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve” sipas KPRK-së.
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe një (1) person për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për rastet si në vijim:
Një (1) kërkesë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale të vepravepenale “Dhuna ne familje” dhe Lëndim ilehtë trupor”;
Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Sulmi seksual” si dhe,
Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetë e një (21) personave dhe atë për shkak të veprave penale:
Katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personi për shkak të veprës penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”.
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar, në kohëzgjatje 48 orë ,për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe, një (1) person është ndaluar, në kohëzgjatje 48 orë ,për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Fajde”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë(15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “248 Dhuna në familje KPRK”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “401 Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare KPRK”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “323 Mashtrimi KPRK”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “269 Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge KPRK”;
Dy (1) aktakuzë kundër një (1) personave, për veprën penale “181 Kanosja KPRK”;
Pese (5) aktakuza kundër pese (5) personave, për veprën penale “314 Vjedhja e shërbimeve KPRK”;
Dy (1) aktakuzë kundër dë (2) personave, për veprën penale “185 Lëndimi i lehtë trupor KPRK”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “390 Falsifikimi i dokumenteve KPRK”;
Dy (1) aktakuzë kundër një (1) personave, për veprën penale “164 Kontrabandimi me migrantë KPRK”
Dy kërkesa për sekuestrim;
Me date 12.10.2022 për veprën penale “327 Hyrja në sistemet kompjuterike KPRK” dhe veprën penale “ 227 Dhunimi te KPRK”
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktmin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.