Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e ngërçit mes Kosovës dhe Serbisë.
Nesho tha se ky projekt vë në vështirësi të madhe Serbinë. Sipas tij Serbia e ka të pamundur që të shkëputet nga Rusia, për këtë arsye po kërkon të fitojë kohë.
“Është një angazhim për të shtynë në zgjidhjen e situatës. Kjo marrëveshje synon në radhë të parë për të shtyrë 5 vendet e Europës të njohin Kosovën. Ky projekt e vë në një pozitë shumë të vështirë Serbinë. Pamundësia e Serbisë për tu shkëputur nga Rusia e ka vendosur në një pozitë të vështirë. Serbia kërkon kohë, pasi nuk ka një vullnet të hapur për të hyrë në BE. Është një politikë kombëtare një politikë titiste”, tha Nesho.