Projektbuxheti i procedohet Kuvendit

04.11.2015 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Projektbuxheti i procedohet Kuvendit

Komisionit për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës shqyrtoi sot në parim Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016 dhe i rekomandoi Kuvendit miratimin e tij në lexim të parë

Në njoftimin për medie bëhet e ditur se Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e sotme shqyrtoi në parim Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, të cilin e prezantoi ministri i Financave, z. Avdullah Hoti, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit për medie, ministri Hoti theksoi se në përgatitjen e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2016 janë marrë parasysh treguesit kryesorë makroekonomikë dhe në harmoni me rregullën aktuale fiskale të deficitit buxhetor. Rritja ekonomike për tri vitet në vazhdim pritet të jetë 4.2% e bruto produktit vendor.

Sa u përket të hyrave të përgjithshme, ai tha se janë planifikuar në shumën prej 1 miliard 598 milionë euro, që paraqet një rritje prej 4.1% krahasuar me këtë vit, dhe 19% më tepër se në vitin 2014. Është paraparë rritje e të hyrave nga Doganat dhe ATK prej 6.2%, respektivisht 6.8%. Në këtë drejtim janë marrë parasysh edhe zbatimi i ligjeve që ndërlidhen me pakon fiskale dhe Marrëveshja për Stabilizim-Asociim me BE-në.

Sa u përket shpenzimeve, ministri Hoti tha se ato janë planifikuar në shumë prej 1 miliard e 680 milionë euro dhe janë 2% më të larta se së vitin 2015. Është ndarë buxheti për të mbuluar koston për rritjen e shumës për asistencë sociale, për zbatimin e Ligjit për skemat penisionale të financuara nga shteti, për reformën në administratën publike, për shëndetësi, arsim, rend e siguri, drejtësi dhe fusha tjera. Buxheti mundëson realizimin e projekteve kapitale që janë në zbatim e sipër.

Pas hapjes së diskutimeve, anëtarët e Komisionit paraqiten vërejtjet dhe sugjerimet lidhur me draft buxhetin 2016 dhe nevojën e shqyrtimit të disa çështjeve me rastin e amendamentimit të Projektligjit.

Komisioni i rekomandoi Kuvendit miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016.

Komisioni po ashtu shqyrtoi në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.04/L-327, të cilin e prezantoi ministri i Financave, z. Avdullah Hoti. Ai sqaroi se ndryshimet kryesore në këtë Projektligj kanë të bëjnë me avancimin e praktikave të prokurimit publik dhe me krijimin e bazës ligjore për fillimin e zbatimit të prokurimit elektronik, që do të ndikojë në transparencë më të madhe dhe kursimin e mjeteve buxhetor në procesin e zbatimit të prokurimit publik, avancimin e sistemit të trajnimit të zyrtarëve të prokurimit publik, dhe ndryshimet e tjera të rëndësishme që e bëjnë prokurimin publik më të efektshëm dhe të zbatueshëm.

Komisioni unanimisht i rekomandoi Kuvendit miratimin në lexim të parë të këtij Projektligjit.

Komisioni gjithashtu shqyrtoi Projektligjin nr.05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit dhe Amendamenteve të Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe me disa vërejtje të bëra, e përkrahu procedimin e miratimit të këtij projektligji.

Po ashtu Komisioni vlerësoi se Projektligji nr.05/L-18 për Provimin e Maturës Shtetërore dhe Amendamenteve të Komisioni funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, nuk përmbajnë implikime buxhetore shtesë dhe përkrahu procedimin e miratimit e projektligjit.

Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2015 është shtyrë për një mbledhjet tjetër të Komisionit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin