Programi i Inxhinierisë Kompjuterike dhe Softuerike, po konsiderohet të jetë programi universitar më në rritje në Kosovë. Kjo sipas profesorit universitar, Blerim Rexha, tha se në këtë vit akademik ky program ka qenë më i kërkuari, pas drejtimit të mjekësisë.
“Programi jonë mbledh nxënësit më të mirë të gjitha shkollave të Kosovës, nxënësit që tani më kanë treguar suksese në matematikë dhe logjikë”, tha Rexha.
Ndërsa bazuar në të dhënat e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, pagat në sektorin e TIK-ut në Kosovë janë përgjithësisht konkurruese dhe ofrojnë kompensim tërheqës për profesionistët në role të ndryshme.
“Pagat mesatare mujore variojnë nga 900 euro për zhvilluesit e rinj të softuerit deri në 2,900 euro.”, thuhet në raportin e publikuar.
Në këtë drejtim në vitin akademik 2023/24 kanë aplikaur 442 studentë, ku 150 prej tyre janë pranuar.

















