Profesori ndihmoi studenten të ndiqte ligjëratat, duke u kujdesur për njërin nga binjakët e saj (Foto)

E publikuar: 21/09/2017 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një profesor është bërë një hero i mediave sociale pasi po mbante në duar një fëmijë, derisa po mbante ligjëratat.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, akademiku nuk është se po mbante fëmijën e tij, por të një studenteje.

Bëhet fjalë për Jose Luis Canote, i cili mëson në Universidad del Norte Santo Tomas de Aquino në Tucuman, në provincën veriore perëndimore të Argjentinës me të njëjtin emër.

Ai një veprim të tillë e kishte ndërmarrë pasi pa se një nga studentet e tij nuk po mund të qetësonte një nga foshnjat binjake që kishte sjellë me vete. /Telegrafi/