Atij si duket nuk i ka mjaftuar doktoratura në fushën e Shkencave Politike në Universitetin Duisburg-Essen në Gjermani që të mund të punësohet e ta mbajë familjen e tij.
Profesori Smajljaj që edhe magjistraturën e ka kryer në fushën e Politikave të Unionit Evropian në Universitetin e Hamburgut në Gjermani, përmes Facebook-ut ka lajmëruar ikjen e tij nga Kosova.
Profesori Avdi Smajljaj, ka vendosur që ta lë Kosovën.
Atij si duket nuk i ka mjaftuar doktoratura në fushën e Shkencave Politike në Universitetin Duisburg-Essen në Gjermani që të mund të punësohet e ta mbajë familjen e tij.
Profesori Smajljaj që edhe magjistraturën e ka kryer në fushën e Politikave të Unionit Evropian në Universitetin e Hamburgut në Gjermani, përmes Facebook-ut ka lajmëruar ikjen e tij nga Kosova.
“I rëndë qenka kurbeti!
Sot ndjehem sikur peshoj mbi 300 kg! Guri qenka më i rëndë kur largohet nga vendi i tij, se sa kur është në vendin e vetë! Nuk qëndroka fjala e urtë.
As armiku mos pastë ndonjëherë nevojë të largohet nga vendi i tij/saj!”, ka shkruar ai.
Në pyetjen e një komentuesi se përse ka ikur nga Kosova, ai thotë se ka muaj të tërë pa pagë, dhe ka 5 fëmijë që duhet t’i mbajë.
“…Sa kohë jam pa pagë në Kosovë, gruaja nuk punon, i kemi 5 fëmijë, kam aplikuar në shumë universitete në vende të ndryshme, këtu e mora përgjigjen e parë dhe u nisa. Shumë vështirë me ka ardhë për gruan dhe fëmijet, por po duhet me u përpjekë me mbijetu”, ishte përgjigja e tij.