Profesori i Oxfordit Samunel Ramani, i ka bërë disa llogaritje lidhur me atë se cilat janë gjasat që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës.
Sipas tij vendi ynë i ka gjasat shumë të mira të bëhet pjesë e këtij mekanzmi të BE-së.
Ramani tha se për t’u bërë Kosova anëtare duhet të votojnë 31 shtete.
Ai theksoi se 34 nga 46 vendet anëtare në KiE, e njohin pavarësinë e Kosovës.
“34 nga 46 anëtarë të Këshillit të Evropës e njohin pavarësinë e Kosovës. 31 kërkohen për të miratuar anëtarësimin e Kosovës. Pavarësisht nga protestat e Serbisë, Kosova është e pajisur mirë për t’u bashkuar”-tha Ramani./InfoSot/


















