Profesori Fadil Maloku ‘godet’ presidenten Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurtin

E publikuar: 18/02/2025 21:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një deklaratë e presidentes Vjosa Osmani në ditën e pavarësisë, ku thotë se Kosova është lirë e pavarur, sovrane dhe e përjetshme, e ka nxitur të reagojë profesorin dhe njohësin e çështjeve politike në vend, Fadil Malokun, shkruan InfoSot.

Ai ka thënë se kjo sintagmë e përdorur është e gabuar.

“Znj. Presidente, Vjosa Osmani!
(Po edhe gjithë Ju qeveritar e opozitar që po e përdorni pa ndalur këte sintagmë…gabim e keni!)
Sepse: Kosova, është fakt se deri diku është e lirë, por, ende s’është e pavarur e aq më pak sovrane…!
S’këndejmi; Znj. Presidente, ecë me kohën; ngase,
as shtetësia, as sovraniteti e as pavarësia nuk ndërtohen me folklorizëm dhe ikonografi deklarative, por, me largpamësinë për konsolidimin e institucioneve, rritjen transparencës dhe fuqizimin e llogaridhënies së asaj çfarë punoni, dhe si punoni. Ndryshe, prononcimi i Juaj me këto terma folklorik nga oponenca publike mundet të shquhet shlirë edhe si abuzim publik!?
Uroj, që këto tri cillsime në rikonfigurimet e reja gjeopolitike e gjeoatrategjike të bëhen realitet…”, ka shkruar në reagimin e tij sociologu Fadil Maloku.

E pikërisht sot, Maloku i ka reaguar edhe kryeministrit Albin Kurtit, duke e konsideruar këtë të fundit si kontradiktor në dy qëndrimet dhe vendimet e Kurtit.

“Eu Albin, eu🤨!
Palestinezëve në prag té zgjedhjeve (papritmas!) u DHUROVE 500,000 euro, e sot pas mbarimit të zgjedhjeve (prap, papritmas, ani në Ditën e Pavarësisë!?) po i VAJTON izraelitët!!?
Jam në dilemë të madhe për këte lloj “bujarie” ambivalente të Kosovës! Nuk jam ka e di nëse kjo lloj “bujarie” ka të bëjë me; kurtuazi, diplomaci, hipokrizi, apo euthanasi… të (pa) vullnetshme? 🤨!
Nëse, Ju miq e dini ma mirë se unë këte ma bëni me dije Ju lutem!”, ka shkruar në reagimin ndaj Kurtit, sociologu Maloku. /InfoSot