Profesori amerikan, Alon Ben Meir, që është edhe njohës i mirë i rrethanave politike në rajon, ka folur për tendencën e Moskës për përfshirje në dialogun mes Serbisë e Kosovës.
Në një postim në Twitter, ai ka përmendur deklaratën e ambasadorit rus në Beograd, Botsan Kharachenko, që tha se Rusia është e gatshme të involvohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nëse kjo kërkohet nga Beogradi, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, sipas tij, BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta ndalojnë këtë, si një sinjal që e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është BE-ja.
Postimi i plotë:
Ambasadori rus në Beograad, Alexader Botsan Kharachenko, ka thënë se moska është e gatshme të involvohet në dialogun e Kosovës me Serbinë nëse Beogradi e kërkon një gjë të tillë. BE-ja dhe SHBA-të duhet të parandalojnë përfshirjen e rusisë në këtë proces, dhe të japin sinjal se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në BE.