Profesoresha serbe zhvishet dhe çmend nxënësit (Foto)

E publikuar: 02/11/2015 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mësimdhënësja A.B. ka hedhur një fotografi shumë kontroverse në rrjetin social facebook, në të cilën fotografi ajo ka shihet pa sytjenë, dhe gjoksi i saj mund të shihet.

Mësimdhënësja sipas “Kurir”, përveç që ka hedhur këtë fotografi, ajo e mbron atë dhe thotë se nuk sheh asgjë të keqe ndërsa pohon se fotografinë ia kanë vjedhur, transmeton lajmi.net.

A.B. një profesoreshë e cila jep mësim në lëndën e muzikës në disa shkolla të mesme të Vranjës, ka shkuar shumë përpara duke treguar pjesë të trupit të saj në rrjetin social.

Në profilet e rrjeteve sociale të nxënësve të shkollave ku ajo jep mësim shëtitet fotografia e kësaj profesoreshe, ndërsa ata e dërgojnë mes vete këtë fotografi, në mënyrë që të mos u humb ajo.

Disa prej nxënësve e mbrojnë atë duke thënë “se ka çfarë të tregojë”. Ndërkaq, drejtorët e shkollave në të cilat jep mësim profesoresha nuk dëshirojnë të komentojnë rreth kësaj ngjarjeje. /lajmi.net