Profesionistët shëndetësorë nga diaspora s’kanë nevojë për leje pune, vendos Qeveria

E publikuar: 30/09/2022 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e radhës vendimin për lirimin nga obligimi i pajisjes me leje të punës afatshkurtër, profesionistët shëndetësor të cilët konsiderohen pjesëtarë të diasporës e të cilët me kërkesë të institucioneve angazhohen në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti tha se profesionistët shëndetësorë do të gëzojnë procedura të lehtësuar edhe sa i përket licencës së punës dhe lejeqëndrimit.

“Do të ishte avantazh që të kemi profesionistë nga mërgata për shëndetësi dhe arsim. Pasi janë shqyrtuar mënyrat e lehtësimit në institucione tona në mbledhje kemi për të miratuar dy nisma nga mërgata jonë dhe kohëzgjatja e tyre do të jetë 5 vjeçare”.

“Pas hyrjes së vendimit të Qeverisë për profesionistë huaj do të jetë listë e shkurtër e procedurave. Përgatitja e një profesionit merr shumë vite e mjete financiare. Për profesionistë nga Shqipëria për çështje leje qëndrimi 5 vjeçar licenca do ta ketë kohëzgjatjen e qëndrimit”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka paraqitur kërkesën para kabinetit qeveritar.

“Sot paraqesë propozim vendimin për lejen e profesionisteve shëndetësor nga mërgata. Duke uruar që ky vendim të jetë transformues për shëndetësinë do të jemi të gatshëm të adresojmë kërkesat e tyre”.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi e ka konsideruar këtë si epokë të re në shëndetësi.

“Ne sot po shënojmë fillimin e epokës së re të profesionistëve nga mërgata. Do të lehtësohen procedura nga mërgata”.

“Është thjeshtësuar procedura për ata që vinë për humanizëm. Kohëzgjatja do të jetë 5 vjeçare dhe hiqet çdo taksë administrative”.