Firevase është një vazo lulesh të cilat mund ta hidhni në drejtim të një zjarri sikur të ishte një granadë për ta fikur.
Prodhuar nga filiali i Samsung, Cheil Worlwide, vazoja përmban karbon dhe potasium të cilët përdoren për të neutralizuar oksigjenin kur përplaset. Në një ndarje e vogël brenda vazos përmban ujin për lulet tuaja.
Fillimisht janë prodhuar 100,000 Firevase si pjesë e një fushate për të promovuar fikësit e zjarrit për shtëpitë.
Që nga 2017 në Korenë e Jugut është bërë e detyrueshme mbajtja e një fikësi zjarri për shtëpitë dhe vetëm 60% e shtëpive kanë një të tillë.
Si rezultat i suksesit të kësaj fushate e cila shikoi numrin e shtëpive me një fikëse zjarri të shtoheshin me 8%, Cheil Worldwide ka vendosur të prodhojë edhe 200,000 vazo të tjera. /PCWorld Albanian