Produktet kozmetike mund të shndërrohen në helme…

E publikuar: 07/04/2015 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kërkon të verë vetulla dhe nxjerr sytë! Jo Gilchrist nga Britania e Madhe, fatmirësisht nuk ka humbur sytë por ka mbetur me këmbë të paralizuara, sepse përdori furçën e grimit të shoqes saj.

Në furçë, për fatin e saj të keq ishte edhe bakteri stafilokok, që më pas kaloi në shtyllën e saj kurrizore dhe e la të paralizuar nga mesi e poshtë. Mjekët kanë deklaruar se, nëse bakteri do të kishte prekur trurin e Jo Gilchrist, ajo do të kishte ndërruar jetë.

Prandaj vajza, kujdes kur përdorni tualetin e shoqeve tuaja, ose më mirë mos e bëni një gjë të tillë.

“Shumë femra harxhojë orë të tëra para pasqyrës për t’u dukur të bukura. Kjo kërkon kohë dhe investime në para, e natyrisht edhe produktet e duhura kozmetike. Megjithatë, jo të gjitha kanë mundësinë për të mblerë produkte kozmetike të shtrenjta dhe të sigurta. Për këtë arsye zgjedhin të blejnë në tregtarët ambulantë nëpër rrugë. Por a kanë siguri dhe garanci këto produkte të shitura rrugëve?”.

Pothuajse kudo nëpër rrugët e Tiranës shikon tregtarë ambulantë, që shesin produkte kozmetike të cilat nuk mbahen në kushtet e duhura. Dhe, përderisa ata janë gjithmonë aty do të thotë që kanë kliente. Një shitëse në një dyqan kozmetike na thotë se, një produkt kozmetik duhet të tregtohet vetëm në disa kushte të caktuara, në të kundërt mund të sjellë probleme.

“Një produkt kozmetike normalisht duhet të jetë në ambalazhin e duhur dhe e ruajtur në temperaturën e duhur. Duke qenë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit, kimikatet apo përbërësit e tyre dëmtohen. Produktet kozmetike kanë lidhje të drejtpërdrejtë me fytyrën dhe pamjen tonë vizuale, ndaj dhe çdo gjë duhet blerë nëpër dyqane, sepse janë më të sigurta”, thotë shitësja.

Sot, vajzat apo femrat nuk kanë asnjë problem për të blerë produkte kozmetike të çdo cilësie, por nuk ka qenë kaq e lehtë para viteve ’90.

/ Top Channel