Për herë të parë në Shqipëri organizohet eventi i mirënjohur ndërkombëtar ProductTank, i cili ju jep një mundësi Menaxherëve të Produkteve në Tiranë për të shkëmbyer ide dhe eksperiencën e tyre në Dizenjimin, Zhvillimin dhe Menaxhimin e produkteve, Modelimit të Biznesit, Analizës së të dhënave, Eksperiencën e Përdoruesve dhe çdo gjë tjetër në lidhje me produktin.
ProductTank u krijua në Londër dhe tashmë është komuniteti më i madh i Menaxherëve të Produktit dhe organizon takime në më tepër se 50 qytete të botës.Eventet përbëhen nga të ftuar të cilët flasin mbi aspekte të ndryshme mbi menaxhimin e produktit, që nga gjenerimi i konceptit deri në hedhjen e suksesshme në treg. Këto evente shërbejnë si një urë lidhëse për krijimin e kontakteve te reja dhe ndarjen e eksperiencave më të mira për të mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të aftësive mbi menaxhimin e produkteve.
Event in Tirana
Product Tank Tirana
ProductTank organizon konferencën më të madhe rreth Menaxhimit të Produktit ttp://www.mindtheproduct.com/ në Londër dhe San Francisco.
Është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë, kompanitë e mëdha , kompanitë e vogla, kompanitë e reja në fushën e teknologjisë, ekspertë dhe individë të cilët janë në hapat e parë në fushën e manaxhimit të produkteve.
Eventi i parë do të mbahet më datë 16 Shkurt në Protik në orën 17:30. Detajet mund t’i gjeni në https://www.facebook.com/events/979734255425142/
Në këtë takim të parë do të kemi të ftuar dy ekspertë të produkteve. Elvis Bregu i cili është Innovation Manager në Vodafone Albania ku ka më tepër se një dekadë qe drejton produktet më të rëndësishme të Vodafone si dhe Emil T. Lamprecht i cili është Mentor në Google, Advisor në CareerFoundry si dhe Head of Accelerator për Yunus Social Business Balkans.