Producenti i njohur botëror zgjedh Erza Muqollin për projektin e tij: Një talent i jashtëzakonshëm

E publikuar: 19/10/2021 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Producenti i njohur suedez, Rami Yacoub, i cili ka bashkëpunuar me yje të mëdha botërore, ka përzgjedhur artisten kosovare, Erza Muqolli, si talentin e parë në projektin e tij #RamiYacoubDiscovers, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë producenti përmes një postimi, ku e cilëson artisten kosovare si një talent të jashtëzakonshëm.

“16 -vjeçarja Erza Muqoli është një talent i jashtëzakonshëm.
I lumtur të zbuloj artistin tim të parë për #RamiYacoubDiscovers
Erza Muqolli është një 16 – vjeçare nga Franca me rrënjë nga Kosova. Një talent i jashtëzakonshëm që besoj se do të shkojë shumë larg.” – ka shkruar ai në Instagram.

Rami Yacoub, ka bashkëpunuar me shumë artistë të njohur si Brittney Spears, Lady Gaga, Ariana Grande, Selena Gomez, Nicki Minaj, Madonna, Backstreet Boys, One Direction, NSYNC, 5 Seconds of Summer, Avicii, Pink, Celine Dion, Weezer e shumë të tjerë./KultPlus.com

https://www.instagram.com/theramiyacoub/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f4ff398a-d3b4-43ae-b6ea-8dd552fa3cdd