OnePlus, prodhuesi i njohur Kinez i telefonëve, theu barrierën e 1 miliard dollarëve shitje për herë të parë duke shënuar fitim në një treg super konkurrues.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Pete Lau tha për Daily Telegraph se të ardhurat vitin e kaluar ishin 1.4 miliard dollarë të shoqëruara nga fitime të shëndoshta.
Lajmi pozitiv vjen në një kohë kur kompania po sfidon lojtarët e mëdhenj duke lidhur marrëveshje me operatorë në SHBA dhe Evropë.
Tregu i telefonëve inteligjentë është përmbytur vitet e fundit nga konkurrenca e firmave Kineze të cilat bëjnë fitim me telefonë të lirë dhe dërgojnë në humnerë kompanisë dhe brende të njohura si HTC dhe Motorola.
Ndërsa OnePlus është shumë më i vogël se liderët e këtij sektori, praktika e shitjes së telefonëve online direkt tek fansat ka ndihmuar kompaninë të ndërtojë një prezencë të fuqishme në botën e telegonëve inteligjentë. /PCWorld Albanian