Prodhuesi italian Ferrero po kërkon 60 persona – shijues, puna e të cilëve do të ishte të provonte produktet e saj, ende pa dalë në treg.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, reklama është publikuar në një faqe interneti dhe siç thuhet më tej, kandidatët idealë të punës duhet të jenë njerëz që duan të mësojnë më shumë për shijet e ëmbla.
Siç thuhet më tej, kandidatët e përzgjedhur do të duhet të shkojnë në një trajnim tremujor, i cili fillon në shtator, ku do të edukohen për të dëgjuar shijet dhe erërat.
Në fund të trajnimit, kandidatëve të suksesshëm do t’u ofrohet një punë në Italinë veriore dhe do të punojnë katër orë në javë. /Telegrafi/