Prodhuesi gjerman i kamionëve do të shkurtojë 2300 vende pune

E publikuar: 20/11/2025 20:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prodhuesi i kamionëve dhe autobusëve MAN njoftoi sot se synon të shkurtojë rreth 2300 vende pune në Gjermani gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm.

Numri më i madh i vendeve të punës do të shkurtohet në fabrikën kryesore të MAN në Munih, gjithsej 1300, ndërsa fabrikat në Salzgitter dhe Nuremberg do të humbasin përkatësisht 600 dhe 400.

Punëtorët nuk do të pushohen nga puna, theksoi një zëdhënës i kompanisë, por vendet e punës do të eliminohen ndërsa punonjësit dalin në pension.

MAN duhet të “përshtatet me tregun vazhdimisht të dobët të kamionëve në Gjermani”, tha zëdhënësi, duke shtuar se operacionet e kompanisë janë të rënduara nga energjia elektrike e shtrenjtë dhe kostot e larta të punës dhe presioni në rritje nga konkurrenca aziatike.

Sindikata e përpunimit të metaleve IG Metall, megjithatë, paralajmëron se fabrikat në Gjermani do të ndiejnë pasojat e zhvendosjes së prodhimit në një fabrikë të re polake nën menaxhimin e kompanisë mëmë të MAN, Traton Group.

Planet kërcënojnë qëndrueshmërinë afatgjatë të fabrikës kryesore në Munih, theksoi përfaqësuesja e sindikatës Sybille Wankel.

“Askush nuk do të humbasë vendet e punës sot, por në planin afatgjatë vendimi i kompanisë do të thotë që kamionët MAN do të ndërtohen në Poloni dhe jo në Munih,” shpjegoi Wankel./KP